Last Updated on 17/08/2025 by adminfjala
Zhvillime pozitive sa i përket të ardhmes së Kristjan Asllanit, i cili duket gjithnjë e më larg Interit, Gazetari Gianluca Di Marzio bën të ditur se tashmë është klubi i Bolognës ai që po insiston për futbollistin e Kombëtare shqiptare.
Gazetari i njohur italian ka shpjeguar se kontaktet e fundit mes Bologna dhe Interit janë pozitive, duke caktuar parimisht një shifër për transferimin e lojtarit, me një përqindje të kartonit që u mbetet zikaltërve për një përfitim në një shitje të mundshme të ardhshme.
Tashmë është radha e akordit të Bolognës me futbollistin dhe nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, nuk përjashtohet mundësia e transferimit të tij të shpejtë drejt klubit të ri, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Vincenzo Italiano./ D.C
