Last Updated on 27/12/2024 by adminfjala
Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se kanë qëlluar me armë zjarri në Bulqizë.
Bulqizë-Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se kanë qëlluar me armë zjarri në qytet
Sipas Luan Tërnova, personi që ka qëlluar nuk ka shkaktuar dëmtime.
Njoftimi i policisë
Mesditën e sotme, shtetasi L.T, ka njoftuar sallën operative se në qytetin e Bulqizës, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime.
Nga kontrolli i territorit, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.
lajm ne perditesim…/K.K