Last Updated on 21/04/2026 by EL
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi pas mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku u rrëzua projektligji i propozuar nga kjo forcë politike për uljen e çmimit të naftës.
Sipas saj, projektligji nuk mori mbështetjen e shumicës dhe u rrëzua me votë në komision.
Në reagimin e saj, Xhixho solli në vëmendje nivelin e lartë të çmimit të karburanteve në vend, duke e lidhur këtë me peshën e taksave.
Ajo përmendi se një pjesë e madhe e çmimit të naftës përbëhet nga taksat.
Po ashtu, ajo ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve bazë, duke e cilësuar situatën si të vështirë për qytetarët.
Sipas saj, nevojiten masa konkrete për të përballuar kostot e jetesës, ndërsa kritikoi mungesën e ndërhyrjes për uljen e çmimeve.
POSTIMI I DEPUTETES ERISA XHIXHO:
