Last Updated on 17/06/2026 by Monika
Ngjarje reale, nga Petrit Ali Mulla, Konispol sot me 17 Qershor 2026-të.!
KLONI ME TELAT ME GJEMBA DHE LOPSIOTI ÇOBAN..!
NGJARJE REALE…!
ME RRASTIN E 82-VJETORIT, TË GENOCIDIT ÇAM..!
Ai ishte çoban, me bagetite e koperatives, Sa herë që kalonte, porten e Klonit, i perqafonte ushtaret e kufirit dhe ata habiteshin, pse ky çoban i perqafonte, sa here qe dilte matane Klonit gjembaç.!
Ishte i vjeter dhe pak kohe i kishte mbetur, per te dale, ne pension,, kishte ardhur, nga Çameria, nga nje fshat fqinj i Konispolit, quhej Lops ne fund te viti 1944, nga spastrimi etnik i bere nga Greket e Napoleon Zerves, i marrtuar dhe me femije, kishte gjetur mbeshtetje, ne Konispol dhe pasi dorezoji kopene tij me dhen, u punesua ne koperative, por deshira e tij ishte çobanlleku , qendroi ne Konispol, me mendjen, se do kthehesh ne Lops, me mendimin se qeverite do te merreshin vesh, mes njera-tjetres, por i deshperuar megjithate, e gjeti nje zgjidhje, ,dilte tek Qafa e madhe dhe shikonte, gjithe diten Lopsin e tij, shtepine e tij, fushen, ullishtet, Sarajet e Dinenjve dhe kenaqej, i shtohej jeta, mirpo bagetia, shkonte nga te donte dhe nje dite, njesiti i kufirit, e gjeti ne te njejtin vend, ku rrinte perdite, e sodiste Lopsin dhe lotet, i shkonin rrēke, i merrni gjithe fytyren, burri qan per Atdheun, per shtepine e tij.
Oficeri i kufirit, nga Tepelena, i foli Xhaxha.. çben ketu, çdo dite ketu dhe kafshet i leshon, do te kalojne piramidat e shtetit tjeter, por kemi dhe nje problem tjeter, se mos bisedon, me keta grekët, se i kemi keq punet,..Jo u tha xhaxhai po shikoj levizjet e makinave, nuk i flas askujt dhe kafshet, po hengren, matane piramidave, vendin e tyre, e kane u pergjigj Xhaxhai.!
Ushtari kufirit i drejtoj automatikun kallashnikov dhe i tha, shko perpara xhaxha, se me sa shikoj, ke mendjen të keqe ti, per tu arratisur.!

Jo mor birë, u tha Xhaxhai ushtareve, nuk shkoj tek Hasmi, qe me perzuri andej.!
Perpara te them i tha oficeri, ndryshe, te bëra lapidarin ketu.
Xhaxhai, shikoj me mallë dhe i pa ngopur Lopsin e tije dhe hedh nje hap, e shiko dhe lotet i iknin rreke, ushtaret, shtuan presionin dhe i mbushen armet…me poshte, nje çoban grek, po nga Lopsi, por i krishtere, me emrin Vangjel Kanaço, u foli ushtareve dhe mblodhi bagetite e Lopsiotit, te Koperatives se Konispolit, i afroi ne kufij dhe u tha,,, Xhaxhai nuk eshte i rrezikshem, eshte vllaji jone, nuk arratiset, mos kini frike se Une desha ta mbaja, ne Lops, qe ne vitin 1944, por s’ma mbajti, se forcat e Napoleon Zerves, i kerkonin kudo Shqiptaret myslymane, per ti vrare, ose per ti perzene, se shqiptaret e krishtere, nuk i preken, i keshilluan dhe i lane ne te gjitha fshatrat, e qytetet, e Çamërisë, ne shtepite e tyre…dhe i thash Xhaxhait, nuk te mbaj dot, erdhe kete here, më mos hajde, se do te vrasin Greket .!
Oficeri Tepelenas, i hakërrehet keq Vangjelit, me ju, jemi hasem, nuk dua te me flisni…Vangjeli i afroi kafshet dhe pasi e perqafoi, Ahmetin nga Lopsi, u largua, duke i fshire Lotet..

Njesiti i Kufirit, i vuri, perpara kafshet dhe Xhaxhain çoban dhe i nxoren tek porta e klonit dhe i thane Xhaxhait, per ta çuar ne repartin e kufirit, ne Konispol..Pasi u mor nën hetim, ne pyetje, tre dite xhaxhait, nuk ju lejua më te kalonte matanë Klonit.!
Xhaxhai, ju lut shume autoriteteve, Kryetarit, te Koperatives, Sekretarit te Byrose, e atij te Organizates Baze te Partise, por askush nuk e lejoi më, te kalonte Porten e Klonit.!
Xhaxhai, e vuri per merak, e merrte malli shume, per vendlindjen e tij Lopsin dhe pas gjashte muajve ndrroi jete, me mendjen, tek Lopsi i tijë i dashur…!
