Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalimit në Kuvend ditën e sotme ka kërkuar që ministrat e korruptuar të largohen imediatikisht nga qeveria.
Braçe u shpreh se në çdo rast që mund të ketë risk të realizimit të buxhetit, ministrat që abuzojnë me paratë e taksapaguesve shqiptar duhet të largohen, pasi asnjë nuk ua ka për borxh të marrë përsipër kostot e abuzimit të tyre.
Braçe vuri theksin gjatë diskutimit për buxhetin 2027 menaxhimin e fondeve publike dhe shmangien e çdo rasti të keqpërdorimit të parave të administratës shqiptare.
Fjalimi i Braçes në Parlament:
“Nuk ua ka borxh kërkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri.
Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin.
Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh.
Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria.”, tha Braçe./mxh
