Last Updated on 19/02/2026 by Anisa
Këtë të enjte në Gjykatën e Përgjithshme të Krimeve të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, ish-deputetes si dhe tre personave të tjerë.
Në seancë do të jetë i pranishëm edhe avokati i Metës, i cili shfaqet për herë të parë në gjykatë pas incidentit në Vlorë, ku u sulmua fizikisht dhe përfundoi në spital.
Para hyrjes në sallën e gjyqit, Cakrani dha një deklaratë të shkurtër për mediat, duke theksuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se nuk ka pësuar dëmtime të rënda.
“Nuk më ka ndodhur asgjë, avokati është i fortë. Belerët janë si hekuri që përthyhet, por nuk thyhet. Beteja vazhdon,” u shpreh ai./A.D
