Në planetin Afërditë zbulohet një tunel nëntokësor. Sipas të dhënave të misionit Magelani të Nasës, nën sipërfaqen e planetit ekziston një zgavër, e dyta e zbuluar, lindur nga një aktivitet vullkanik intensiv.
Zbulimi është mjaft i rëndësishëm, pasi hedh dritë dhe informacione të reja mbi një planet për të cilin ende sot dimë fare pak.
Studimi gjithashtu vë theksin tek teoria aktuale, sipas së cilës Afërdita është gjeologjikisht planet i vdekur. Autorët e punës kërkimore të Universitetit të Trentos në Itali janë përqendruar tek një zonë perëndimore e quajtur Nyx Mons, por për përmasat e këtij tuneli të nëndheshëm do të duhen studime e analizime të mëtejshme, nëpërmjet dy misioneve të tjera Envision i Esas dhe Veritas i Nasës.
Deri tani është punuar me të dhënat e viteve 1992, pas hartëzimit të gjithë sipërfaqes, duke përdorur valët radar. Disa nga këto sinjale kanë sugjeruar praninë e zgavrave të nëndheshme. Sistem ky mjaft kompleks për të kryer studime, por i nevojshëm, pasi Afërdita rrethohet nga re të dendura acidi sulfurik dhe squfuri që pengojnë një pamje të qartë e të detajuar.
