Aktori britanik Callum Turner po mendon për hapin e radhës në jetën e tij, fëmijët.
Në një intervistë ekskluzive për Esquire UK, 36-vjeçari foli për atë që imagjinon për vitet e ardhshme, duke lënë të kuptohet se prindërimi është një nga dëshirat e tij.
I pyetur se çfarë pret nga kapitulli i ardhshëm i jetës, Turner u përgjigj: “Familje.”
Kur u pyet nëse krijimi i një familjeje është një prioritet për të, Turner u shpreh hapur:
“Sigurisht që po. Jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja fëmijë.”
Deklarata vjen pak kohë pasi Turner dhe Dua Lipa kurorëzuan lidhjen e tyre. Çifti u martua më 31 maj në një ceremoni në Londër dhe më pas zhvilloi një festë madhështore në Siçili./ad
