Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për çështjen “Partizani”. Në seancën e sotme pritet të dëshmojë ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa.
GJKKO ka thirrur disa persona në cilësinë e dëshmitarëve për këtë proces gjyqësor.
Kujtojmë se në këtë dosje, të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë të përfshirë në hetim. Çështja lidhet me privatizimin e kompleksit shumësportësh “Partizani”. /kb
