KESH, ose Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ka publikuar sot të dhënat mbi situatën në Kaskadën e Drinit. Të dhënat janë bërë publike përmes një postimi në rrjetet sociale, ku, pas monitorimit të liqeneve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, janë paraqitur nivelet e ujit në metra.
Sipas të dhënave të KESH-it, liqeni i Fierzës paraqitet me nivelin më të lartë të ujit, me një kuotë prej 261 metrash. Ndërsa niveli më i ulët në kaskadë regjistrohet në liqenin e Vaut të Dejës, me 74 metra.
Sipas Korporatës, situata në Kaskadën e Drinit paraqitet pa shkarkime ujore dhe me prurje natyrore të konsiderueshme, pa problematika të raportuara nga reshjet e fundit, veçanërisht në HEC-in e Komanit.
Sipas njoftimit, e rëndësishme është se të tre hidrocentralet që operojnë në kaskadë raportojnë zero shkarkime ujore, ndërsa vijojnë prodhimin e energjisë elektrike.
Prodhimi ditor arrin në shifrën prej 15.100 megavat-orësh (MW/h).
Njoftimi i plotë i KESH-it:
“PËRDITËSIM | SITUATA NË KASKADËN E DRINIT
23.11.2026 | Ora 11:30
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit:
HEC Fierzë: 261.09 m m.n.d.
HEC Koman: 173.28 m m.n.d.
HEC Vau i Dejës: 74.16 m m.n.d.
Prurjet natyrore në kaskadë:
HEC Fierzë: 250 m³/s
HEC Koman: 800 m³/s
HEC Vau i Dejës: 50 m³/s
Prodhimi ditor në të tre HEC-et:
15,100 MWh
Shkarkimet:
HEC Fierzë: 0 m³/s
HEC Koman: 0 m³/s
HEC Vau i Dejës: 0 m³/s
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) do të vijojë të informojë në mënyrë transparente opinionin publik dhe autoritetet përgjegjëse mbi situatën në Kaskadën e Drinit.”/Mxh
