Dielli nuk është thjesht një top flakërues në qiell ai ka një fushë magnetike që ndryshon vazhdimisht dhe nga kjo lindin stuhitë diellore, një fenomen që mund të ndikojë drejtpërdrejt në planetin tonë.
Kur Dielli lëshon shpërthime të mëdha energjie dhe plazme të ngarkuara, siç ndodh me coronal mass ejections, një stuhi diellore udhëton drejt Tokës dhe mund të shkaktojë ndërprerje të komunikimeve satelitore dhe radios, por edhe të rrisë densitetin e atmosferës duke vënë në rrezik satelitët në orbitë të ulët. Këto stuhi shfaqen edhe në forma të tjera si flare diellore, që dërgojnë rrezatim X dhe ultraviolet, ose si grimca diellore me energji të lartë që mund të jenë të rrezikshme për astronautët.
Efektet më të bukura ndodhin në qiellin e natës ku grimcat e Diellit ndërveprojnë me atmosferën dhe krijojnë aurora borealis dhe australis, dritat e veriut dhe të jugut, që janë më të dukshme pranë poleve sepse fusha magnetike e Tokës i drejton aty grimcat.
Aktiviteti diellor ka një cikël 11-vjeçar dhe tani Dielli po kalon në pikën më të fortë të tij, solar maximum, dhe për këtë arsye stuhitë dhe aurorat janë më të shpeshta dhe më intensive. Kjo na kujton se Dielli nuk është thjesht një yll larg nesh, por një forcë aktive që mund të ndryshojë teknologjinë tonë dhe të zbukurojë qiellin në të njëjtën kohë./MXH
