Last Updated on 02/12/2025 by EL
Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e rezonancës magnetike (MRI) që Presidenti i SHBA, Donald Trump bëri së fundmi, duke konfirmuar se ai gëzon shëndet të shkëlqyer.
Presidenti deklaroi se ishte test “paraprak”, gjë e pazakontë për të thënë se ishte një kontroll rutinë me kaq shumë bujë.
Megjithatë, mjeku i tij, Sean Barbarella, shpjegoi se testi ishte kryer për të vlerësuar detajisht shëndetin e tij kardiovaskular dhe abdominal.
“Nuk ka asnjë provë të ngushtimit të arterieve, trombozës, apo anomalive. Sistemi kardiovaskular është në gjendje të shkëlqyer. Organet duken “shumë të shëndetshme”, me funksion brenda kufijve normalë.”-tha ai.
Mjeku konkludoi duke thënë se kontrolli i detajuar konfirmoi se Presidenti Trump “mbetet në një shëndet të përgjithshëm të shkëlqyer”. M.P.
