Chris Brown ka mirëpritur fëmijën e tij të katërt dhe të parin me partneren e tij të re.
Jadea Wallace bëri një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, të dielën më 26 prill, duke bërë të ditur lajmin e gëzueshëm për ndjekësit e saj.
Në mënyrë specifike, ajo publikoi një fotografi ku mban në krahë djalin e sapolindur të çiftit, ndërsa e ushqen me biberon.
“Dashuria më e pastër”, shkroi ajo.

Chris Brown ka edhe dy vajza dhe një djalë tjetër nga tre gra të ndryshme./mxh
