Christina Aguilera ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një fotografi mjaft provokuese, përmes së cilës ka zgjedhur të sjellë një atmosferë misterioze në prag të Halloween-it.
Këngëtarja publikoi të mërkurën, më 28 tetor, një imazh në Instagram, ku shfaqet e zhveshur në vaskë, ndërsa gjoksin e ka mbuluar me një emoji në formën e fantazmës, në përputhje me frymën e festës.
Në fotografi, artistja pozon në një ambient me ndriçim të zbehtë, ndërsa flokët e saj mbulojnë pjesërisht fytyrën, duke i dhënë imazhit një pamje enigmatike. Në sfond dallohen një dritare e madhe dhe perde të mbyllura, që plotësojnë atmosferën intime të fotografisë.

Krahas postimit, Aguilera ka shkruar: “Paraqitjet e fundit para Xtinawayen”, duke iu referuar në mënyrë humoristike përgatitjeve për Halloween dhe pamjeve që ka planifikuar të sjellë me rastin e festës./mxh
