Last Updated on 16/01/2026 by Monika
Manchester City ka avancuar në garën për transferimin e Marc Guehi gjatë merkatos së dimrit.
Klubi anglez ka paraqitur një ofertë të favorshme për kapitenin e Crystal Palace, për të lënë pas interesimin e Bayern Munich dhe Liverpool.
Guehi ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe mund të largohet si lojtar i lirë në verë. City synon ta transferojë që tani, për shkak të problemeve të shumta me dëmtimet në repartin e mbrojtjes.
Ruben Dias, Josko Gvardiol dhe John Stones janë aktualisht jashtë për shkak dëmtimesh. Kontrata e Stones përfundon në verë dhe rinovimi i tij mbetet i pasigurt.
City e konsideron Guehi si një zgjidhje të menjëhershme dhe funksionale. Një ofertë prej 30–40 milionë paundësh mund të bindë Crystal Palace për shitjen në janar./mxh
