Thashethemet për një fejesë të mundshme mes Cruz Beckham dhe të dashurës së tij, producentes dhe kantautores Jackie Apostel, janë shtuar pas një postimi të fundit në Instagram që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në një seri fotosh të publikuara të enjten, Apostel shihet duke e puthur Beckham në faqe, ndërsa në dorën e saj vërehet një unazë me diamant në gishtin e fejesës. Çifti ishte i pranishëm në Miami gjatë ndeshjes Brazil kundër Skocisë në kuadër të Kupës së Botës, të veshur me fanellat e ekipit brazilian.
Apostel e shoqëroi postimin me përshkrimin: “Juuuust happy to be here”, një frazë që shtoi edhe më shumë kuriozitetin e fansave për statusin e marrëdhënies së tyre.

Cruz dhe Jackie u lidhën për herë të parë në qershor të vitit 2024, ndërsa në tetor të po atij viti e bënë publike lidhjen e tyre në Instagram. Që atëherë, çifti ka ndarë shpesh momente të afërsisë së tyre në rrjete sociale, përfshirë edhe urime romantike për përvjetorë.
Së fundmi, ata festuan 2 vjetorin e lidhjes, ku Cruz i dedikoi partneres së tij një mesazh emocional: “Të dua më shumë se kurrë, jam përgjithmonë mirënjohës për ty. Ti më bën versionin më të mirë të vetes sime.” Ai gjithashtu ndau foto nga momente personale, përfshirë performanca muzikore dhe kujtime familjare.
Nga ana e saj, Apostel shkroi: “2 vite në dashuri me njeriun tim të preferuar.”
Marrëdhënia e tyre ka qenë gjithashtu në qendër të diskutimeve për diferencën në moshë prej rreth 10 vitesh, por Apostel i është përgjigjur kritikëve duke theksuar cilësitë personale të Beckham dhe duke mbrojtur lidhjen e tyre.
Çifti ka marrë mbështetje edhe nga familja e Beckham, përfshirë Victoria Beckham, e cila ka komentuar pozitivisht në postimet e tyre në rrjetet sociale./mxh
