Këngëtarja Dafina Zeqiri u shfaq mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një paraqitje skenike që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe nxiti krahasime të shumta në rrjete sociale dhe media.

Dafina u ngjit në skenë me një veshje elegante dhe provokuese njëkohësisht: një trupore të zezë me mëngë të gjata, të kombinuar me një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar nga detaje voluminoze në zonën e ijëve. Silueta e fuqishme dhe koncepti vizual i veshjes i dhanë paraqitjes një estetikë të fortë skenike, duke e bërë veshjen pjesë të pandarë të performancës.

Shumë ndjekës dhe komentues e perceptuan këtë paraqitje si të frymëzuar drejtpërdrejt nga veshja ikonike e Jennifer Lopez në ceremoninë “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte shfaqur me një stil të ngjashëm në formë dhe frymë estetike.
Megjithatë, për një pjesë të mirë të publikut, krahasimet nuk u panë si kritikë, por si një homazh modern ndaj ikonave ndërkombëtare të skenës, më shumë sesa një kopjim i drejtpërdrejtë. Kombinimi mes elegancës së modës dhe energjisë së performancës i dha Dafina Zeqirit një prezencë të fuqishme dhe bashkëkohore./mxh
