Last Updated on 20/10/2026 by EL
Për të tetën ditë, situata në Tiranë paraqitet kaotike, pasi dhe sot studentët të përkrahur nga pedagogë e prindër po zhvillojnë protestën e radhës. Ndërkohë që në Tiranë kërkohet me këmbëngulje dorëheqja e kryeministrit Rama, Kuvendi ka njoftuar se do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor, seancën plenare të radhës.
Referuar rendit të ditës, mësohet se në seancën e radhës plenare pritet të zhvillohen tre interpelanca, njëra me ministrin e brendshëm Ervin Demon, me ministrin e Infrastrukturës Enea Karakaçin dhe ministrin e financave Petrit Malaj, të kërkuara nga opozita. Ndërsa pritet të zhvillohen diskutime dhe të votohen disa projektligje:
“Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”, “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”, “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
KUVENDI I SHQIPËRISË
SEANCË PLENARE PUBLIKE
E enjte, 22 tetor 2026, ora 10:00
RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhrit nr. 64, datë 20.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.10.2026.
Neni 44, pika 2, i Rregullores së Kuvendit
2. Njoftime.
Neni 44, pika 3, i Rregullores së Kuvendit
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Ervin Demo, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit
4. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Ermal Pacaj.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit
5. Interpeancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit
6. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit
7. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”.
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë absolute votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, ‘Për shërbimet e pagesave’”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
10. Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Dhënie mendimi: Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi: Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
12. Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale”.
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 e 73 të Rregullores; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Komisioni përgjegjës: Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Dhënie mendimi: Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Dhënie mendimi: Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Dhënie mendimi: Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pyetje; shprehet nismëtari; diskutime (shprehen grupet parlamentare); koha e votimit
13. Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit; shumicë e thjeshtë votash për miratim
Koha e votimit
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe, nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta./et
