Last Updated on 20/01/2026 by Kesjana
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit është shoqëruar me debate.
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka theksuar se kërkesa e PD është legjitime.
Ai nënvizoi se po bunkerizohet çdo institucion.
“Janë përjashtuar 6 deputetë. Kërkesa jonë është plotësisht legjitime. Po bunkerizohet çdo institucion. Nuk mund të vazhdohet kështu, Niko Peleshi nuk do të duhej t’i shmangej kësaj mbledhje”, tha Këlliçi ndër të tjera në mbledhje./Kb
