Në aksin Bogë-Theth, gjatë natës janë regjistruar reshje të lehta dëbore. Pavarësisht kushteve atmosferike, rrugët janë të pastruara dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Reshjet e shiut që kanë vijuar gjatë orëve të natës kanë vijuar në akset Koplik-Bogë dhe Dedaj-Razëm, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin e automjeteve.
Rrugët janë të kalueshme normalisht dhe nuk raportohen vështirësi.
Gjatë natës është hapur edhe aksi Ura e shtrenjtë-Prekal, që ishte i bllokuar prej tre ditësh./Kb
