Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Këtë të hënë të rinjtë dhe të vjetrit socialistë shkuan në mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur nga Edi Rama. Drejtuesit e mazhorancës ishin të parët që mbërritën në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Vetë Kryeministri Rama u paraqit 30 minuta para mbledhjes dhe te tjereve.
Pasi u “zhveshën” nga postet e ministrore, socialistët u kujdesën që të paraqiteshin të buzëqeshur përpara objektivit të kamerës, për të mos lënë asnjë aludim për hatërmbetje ndaj vendimmarrjes së Aasamblesë.
Ministria ju copëzua, por lajmin e kishte marrë me sportivitet. Më i votuari u Tiranës, Ministri Blendi Gonxhe erdhi në Kuvend me automjetin që e drejtonte vetë. Rama kishte thirrur në mbledhjen e grupit edhe ministrat e rinj.
Në ditën e parë të punës për këtë javë, deputetët e rinj e kaluan mes emocioneve dhe përballjen e parë në rrugën e famës. Siç duket edhe në këtë pamje deputetit të ri Pirro Dhima të Gjirokastrës iu nevojit të prezantohej para punonjësve të gardës së Republikës që të lejohej të hynte në mbledhjen e grupit. Apo ky grup deputetësh të panjohur për sigurinë e institucionit.
Deputetët e Fierit pasi kaluan sfidën e parë te porta e hekurit, kishin pak vështirësi për të gjetur derën nga e cila duhej të futeshin.
Rama u kishte kërkuar që deputetët të heqin dorë nga “punësimet”. Një urdhër që është dhënë edhe më parë, por mesa duket vijon të mbetet problem. Porosia e fundit për të gjithë ishte angazhimi sa më shpejt me ngritjen e Komisionit të Etikës në çdo bashki. m.p.
