Derbi i 246-të mes Milanit dhe Interit pritet të zhvillohet në një atmosferë të jashtëzakonshme në “San Siro”.
Stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe të ardhurat nga shitja e biletave pritet të kalojnë shifrën 5.9 milionë euro.
Për Milanin si skuadër pritëse, kjo do të ishte shifra më e lartë e arritur ndonjëherë për një ndeshje të Serie A. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 2019 me rreth 5.78 milionë euro të ardhura.
Ndërkohë, te Interi vëmendja është te rikthimi i mesfushorit Hakan Çalhano?lu, i cili mund të përballet me ish-skuadrën e tij. Në mungesë të Lautaro Martinez, shiritin e kapitenit pritet ta mbajë Nicolò Barella.
Nga ana tjetër, Milani përballet me mungesa në mbrojtje, ndërsa në sulm mbështetet te Rafael Leão dhe Christian Pulisic.
Diferenca aktuale në renditje është 10 pikë dhe kjo ndeshje mund të ketë ndikim të rëndësishëm në garën për titull./mxh
