Disa hulumtime të reja konfirmojnë përfitimet e shumta shëndetësore të turmerikut, kryesisht për shkak të përbërësit të saj aktiv, kurkuminës.
Turmeriku përmban përbërës bioaktivë (kryesisht kurkuminë) që kanë veprime anti-inflamatore, antioksidante dhe potencialisht anti-kancerogjene.
Studimet tregojnë se këto veçori mund të ndihmojnë në:
-Forcimin e sistemit imunitar
-Mbështetje të shëndetit të zemrës
-Ulja e inflamacionit në fyt dhe trup
-Përmirësimin e tretjes
-Mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ
Gjithashtu, ka tregues që turmeriku mund të mbështesë funksionet neuro-protektive të trurit dhe të kontribuojë në shëndetin e përgjithshëm të sistemit tretës.
Hulumtimet tregojnë se përthithja e turmerikut nga trupi është relativisht e ulët dhe për të rritur absorbimin e saj rekomandohet të konsumohet së bashku me yndyrë ose piper të zi./mxh
