Lëkura gjatë dimrit përballet me sfida të shumta: ajër i ftohtë jashtë, ngrohje e thatë brenda dhe mungesë lagështie në ambient. Dermatologët paralajmërojnë se moskujdesi mund të çojë në tharje të theksuar, irritim dhe madje edhe infeksione të lehta të lëkurës.
Specialistët rekomandojnë përdorimin e kremrave me acid hialuronik, ceramide dhe vajra natyralë si jojoba ose argan. Pastrimi i fytyrës duhet të bëhet me produkte të buta, pa sulfate, ndërsa scrub-et duhen kufizuar në maksimum për të shmangur dëmtimet.
Një tjetër këshillë e rëndësishme është konsumimi i ujit dhe ushqimeve të pasura me yndyra të shëndetshme, pasi hidratimi nuk vjen vetëm nga produktet kozmetike, por edhe nga brenda./KM
