Last Updated on 07/10/2026 by Monika
Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore e lidhur me ish-zyrtarin e Policisë, Uljan Shpataraku, i cili u kap ndërsa shoqëronte në automjet Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij.
Marrja në pyetje e shtetasit Kadri Guza pronarit të makinës që u përdor për lëvizjen e Shpatarakut dhe Agasit, zbulon se çfarë ndodhi nga interesimi për mjetin e deri te bllokimi nga autoritetet.
Sipas tij, fillimisht një shtetas u interesua për të blerë automjetin, i cili ndoqi më tej proceset e kontrollit të automjetit deri në momentin e marrjes në provë.
Shitësi tregon se personi i interesuar i ishte dukur i njohur, pasi e kishte parë në televizor.
Guza ka dëshmuar se kur ka parë lajmet për arrestimin e Shpatarakut dhe Agasit, ka vënë re se ishte përdorur pikërisht automjeti i tij, tip Audi, i blerë në Vlorë dhe i dhënë me qira në Shijak.
Nga pamjet e arrestimit, Guza ka evidentuar se tabela “Shitet” ishte hequr në momentin e marrjes në prove prej Shpatarakut dhe Agasit, e që më tej ishte bllokuar nga policia.
“Më tej rezulton të jetë marrënë pyetje Z. Kadri Guza, me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale,i cili ka shpjeguar se ka biznes tregtimin dhe dhënien me qera të automjeteve në Shijak. Ai tregon se automjeti Audi AB 323 JK është i tij dhe e ka blerë në Vlorë, duke treguar se e kishte nxjerrë në shitje bashkë me njoftimin respektiv. Ai tregon më tej se me datë 24.08.2026, diku nga ora 15:00, njështetas me emrin “**” është interesuar për ta blerë automjetin, duke shtuarse e njihte nga televizori si fytyrë. Ai tregon se ia ka dhënë automjetin atij personi për ta provuar, duke shtuar se e ka marrë për ta çuar në servis që ta shikonte dhe më pas do të bënte noterinë dhe pagesën për shumën 15.000 Euro. Z.Guza shpjegon se në lajme më pas ka parë se Z. ** ishte arrestuar dhese kishte qenë me mjetin e tij Audi AB 323 JK, mjet i bllokuar tashmë ngapolicia. Ai tregon se nuk e njeh as Z. *** dhe as Z. Agasi dhe se tabela“Shitet” mund të jetë hequr në momentin kur makina është marrë nga blerësi për provë”,-theksohet në dëshmi./Mxh
