Demet Özdemir ka surprizuar fansat me ndryshimin e saj të fundit në pamje.
Aktorja turke, e njohur për rolet e saj në seriale të suksesshme, ka vendosur t’i presë flokët shkurt dhe është shfaqur me një model të ri mini bob.
Pas vitesh me flokë të gjatë, Özdemir ka zgjedhur një prerje deri në nivelin e nofullës, duke i dhënë më shumë ‘protagonizëm’ tipareve të fytyrës.
“Një përmbledhje me momente të ndryshme”, shkruan ajo në Instagram, teksa ka ndarë një mori fotosh me look-un e ri, siç mund t’i shihni më poshtë:
Ndryshimi vjen në një periudhë kur aktorja është në qendër të vëmendjes edhe për shkak të rolit të saj në “Dashuria e Eshrefit”, seriali ku ajo interpreton personazhin Nisan Akyol.
Në këtë produksion, Özdemir ndan rolin kryesor me Çağatay Ulusoy, ndërsa në kast janë edhe emra të njohur të kinematografisë turke si Necip Memili, Büşra Develi, Ahmet Rıfat Şungar, Tolga Tekin dhe Görkem Sevindik./mxh
