Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Sarandës, ku është njohur nga afër me historinë, kulturën dhe potencialin ekonomik e turistik të kësaj zone bregdetare.
Gjatë qëndrimit në Sarandë, ambasadori Wendt ka zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve lokale, me të cilët ka diskutuar mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Por, përveç takimeve dhe aktiviteteve zyrtare, vëmendjen e ka tërhequr edhe një detaj interesant në fotografitë e publikuara nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Në njërën prej fotove, ambasadori Wendt shfaqet duke shkruar me dorën e majtë, një veçori që e bën pjesë të grupit të mëngjarashëve, të cilët përbëjnë rreth 10% deri në 11% të popullsisë në të gjithë botën./ad

