Last Updated on 21/10/2026 by Klara
Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige para Kryeministrisë, ku në to ka lënë edhe një herë fletët për dialog me protestuesit.
“Ka 1001 pakënaqësi, ka 1001 halle, ka 1001 probleme. Mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Me dialogun që ndajnë të njëtin ide, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, shprehet Edi Rama në videon e postuar në “Facebook”./k.m
