Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
“Diella”, ka rindezur sërish Kuvendin. Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli, pas dasmës së bujshme është kthyer në sallën e Kuvendit.
Sipas Topallit, futja në rend dite të dekretit për Diellën është antikushtetuese.
Ajo ka shkuar më tej, duke u rikujtuar kohën që ajo drejtonte Kuvendin për t’i dhënë këshilla e sugjerime, kryetarit të tanishëm të Kuvendit, Niko Peleshi.
“Kushtetuta thotë që Shqipëria është Republikë parlamentare dhe para se të niste seanca e parë dhe e dytë të gjithë deputetet janë betuar mbi këtë kushtetutë. Më pas kanë nisur në mënyrën me brutale shkeljen saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që më shumë ngjante me një meme, është gjëja më e pabesueshme. Këtu ka deputetë prej vitesh, por mund të pyesni Ruçin që a ka ndodhur ndonjëherë të përfshihet në dekret një lodër teknologjike, a ka ndodhur në tre dekada që në kuvend, dita e parë e fillimit të legjislacionit të nisë me ndryshimin e rregullores pa konsensus”, tha Topalli./E.S
