Last Updated on 16/06/2026 by Monika
Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 17-të, ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish për të protestuar para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për situatën politike dhe ekonomike në vend.
Njëkohësisht, pjesëmarrësit në protestë kanë kërkuar edhe largimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, duke theksuar se klasa politike në tërësi ka humbur besimin e qytetarëve.
Gjatë tubimit janë mbajtur fjalime dhe janë ngritur pankarta me thirrje për ndryshim politik, transparencë dhe përgjegjshmëri institucionale.
Deri më tani, protesta është zhvilluar pa incidente.
Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të merren në konsideratë nga autoritetet./mxh
