Aktori dhe komediani Seth Rogen ka folur si rrallëherë për martesën e tij me aktoren dhe producenten Lauren Miller, duke zbuluar se cilat janë dy cilësitë që e kanë mbajtur të fortë marrëdhënien e tyre prej 15 vitesh.
Në një intervistë të publikuar më 13 qershor nga The New York Times, Rogen foli gjerësisht për lidhjen me bashkëshorten e tij. Çifti u njoh në vitin 2005 dhe u martua gjashtë vite më vonë, në vitin 2011.
Aktori po diskutonte edhe rolin e tij në filmin e ri të regjisores Olivia Wilde, ku interpreton një burrë të bllokuar në një martesë të palumtur.
“Ajo që është interesante me një film të tillë është se je në prova, aktorët janë aty, skenaristët janë aty dhe po diskutoni për marrëdhëniet. Në një moment duhet të përcaktoni se çfarë konsiderohet një marrëdhënie e mirë dhe çfarë një marrëdhënie e keqe, të paktën sipas historisë së filmit”, shpjegoi ai.
Sipas Rogen, njerëzit sjellin gjithmonë përvojat e tyre personale në këto diskutime.
“Më kujtohet që ndihesha shumë i sigurt kur flisja për atë se si duket një marrëdhënie vërtet e mirë, një marrëdhënie që ka qenë e mirë për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.
Po cili është përkufizimi i tij për një marrëdhënie të shëndetshme?
“Është një çift që sillet mirë me njëri-tjetrin, që e do njëri-tjetrin dhe që përpiqet të kuptojë apo justifikojë partnerin, në vend që të kërkojë vazhdimisht gjëra që nuk i pëlqejnë tek ai”, u shpreh komediani.
Më pas ai shtoi se, për të, gjithçka përmblidhet në dy cilësi kryesore:
“Për mua gjithçka varet nga kujdesi dhe butësia. Duhet të duash partnerin tënd dhe të duash që ai të të dojë ty. Duhet të kesh afërsi me partnerin dhe të ndihesh i tërhequr prej tij, dhe kjo duhet të jetë reciproke.”
Rogen dhe Miller, të cilët janë bashkë prej më shumë se dy dekadash, kanë bashkëpunuar edhe profesionalisht në disa projekte. Së fundmi, ata po punojnë së bashku edhe në filmin e animuar të ardhshëm të aktorit./mxh
