Last Updated on 29/04/2026 by Kesjana
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga fshati Çermë Sektor në Divjakë, ku një zonë e tërë është kthyer në një landfill të hapur ku mbetjet jo vetëm depozitohen, por edhe digjen, duke shkaktuar ndotje masive dhe rrezik për shëndetin publik.
Nga pamjet e publikuara, shihet qartë një hapësirë e madhe me mbeturina, ku dallohen shenja të theksuara të djegies. Sipas Korreshit, ky vend shërben si pikë grumbullimi dhe asgjësimi ilegal i plehrave, duke krijuar një vatër të rrezikshme ndotjeje.
Më shqetësues është fakti se pasojat e këtij landfilli shtrihen përtej ndotjes së ajrit. Lëngjet toksike që rrjedhin nga djegia e mbetjeve përfundojnë në një kanal kullues aty pranë. Ky ujë i kontaminuar, siç theksohet nga deputeti në denoncim, përdoret më pas për ujitjen e tokave bujqësore në të gjithë zonën.
Denoncimi i plotë:
Për në fshatin Çermë Sektor. Tani do t’ju tregojmë të gjithë këtyre landfillin Çermë Sektorit. Landfill. Shikoni shenjat e djegies, ku hidhen plehrat dhe këtu digjet. Landfill. Shikoni shenjat e djegies. Kape një çikë, të gjitha shenjat e djegies. Këtu digjen plehrat. Këtu digjen të gjitha plehrat e kësaj. Urdhëro! Shiko si i ke akoma dhe plus djegies, shenjat e djegura. Pasojat e landfillit kalojnë këtu poshtë. I shikoni pasojat e djegies, landfillit, plehrave, dynjasë, se çfarë derexheje kalojnë në këtë ujë. Ky ujë hyn në bujqësi për të vaditur gjithë këtë zonë dhe ky ujë, të nderuar shqiptarë, vjen në ushqimet tona pastaj. Falë landfillit bërë nga bashkia Divjakë, të organizuar, të mirëorganizuar nga bashkia Divjakë në këtë vend. Urdhëro skandalet!/kb
