Last Updated on 03/03/2025 by adminfjala
Kreu i PD-së Sali Berisha ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 majit do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë së Ilir Metës.
Berisha gjithashtu bëri me dije se Meta donte të ishte në lista të hapura, por nuk mund të bëjë fushatë nga burgu, kështu që do të jetë në listën e mbyllur.
“Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare.
Nuk ka diskutim.
Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë ai nga burgu. Ai donte nga lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg.
Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali.
Bile ja tani atje është McGonigali”, tha Berisha/ S,M