Last Updated on 26/09/2026 by Klara
Bashkimi Europian ka përcjellë një mesazh të qartë nga Brukseli për drejtësinë shqiptare, duke shprehur besim dhe mbështetje për SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar.
Qëndrimi erdhi pas pyetjeve lidhur me çështjen e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Zëdhënësi i Komisionit Europian për zgjerimin, Guillaume Mercier, sqaroi se Brukseli nuk komenton raste individuale që janë ende në proces. Megjithatë, ai ritheksoi qëndrimin institucional të Komisionit Europian dhe besimin te SPAK për hetimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar./k.m
