Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar pak minuta më parë lidhur me draft-propozimet për Reformën Administrativo-Territoriale.
Mëta shpreh mbështetjen e plotë ndaj alternativës së opozitës, për një ndarje të vendit me 100 bashki, që sipas tij, do të jetë përgjigjiua me efikase kundrejt reformës së vitit 2014.
Reagimi i plotë:
Përshëndes dhe mbështes plotësisht alternativën e opozitës për 100 njësi vendore, si përgjigjia më efikase ndaj dështimit të reformës territoriale të vitit 2014, e cila prodhoi të kundërtën e premtimeve të saj duke larguar shërbimet nga qytetarët dhe rritur ndjeshëm shpopullimin e shumë trevave historike dhe me plot pasuri e potencial për zhvillim, si dhe duke mbushur bashkitë me patronazhistë, njëherazi duke u rrëmbyer njësive vendore shumë kompetenca që u përqëndruan në dorën e Qeverisë.
Akti i ditur prej kohësh i minimit të konsensusit nga Edi Rama mund të çudiste vetëm naivët.
Alternativa e tij, pra e “Rilindjes”, është forcimi i centralizimit, përmes pakësimit të ndjeshëm të numrit të bashkive, largimt të mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përshkallëzimit të shpopullimit të Shqipërisë.
Koha për të mbështetur kudo alternativën e opozitës, që është interes i të gjithë qytetarëve dhe i të gjithë banorëve të këtyre komuniteteve që do të përfitojnë nga decentralizimi dhe afrimi i shërbimeve.
Alternativa e opozitës është një kontribut i rëndësishëm për të ndaluar shpopullimin dhe për nxitur politikat e popullimit të vendit.
Kjo alternativë duhet t’ju bëhet e njohur të gjithë shqiptarëve, në çdo qytet dhe bashki, në mënyrë që çdo qytetar të njohë këtë projekt që i jep fund centralizimit korruptiv dhe mafioz të pushtetit vendor në duart e Edi Ramës./mxh
