Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Shqiptarët kanë protestuar këtë të dielë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte kundër njerëzimit.
Protestuesit kanë dhënë mesazhet e tyre në formë paqësore ndërsa në duar mbanin pankarta ku shkruhej: “Lironi çlirimtarët, kriminelët janë në Serbi”, “Ne kërkojmë standard, jo justifikime”, “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Gjykatës, dëshmoni integritet”, “UÇK-ja bëri luftë çlirimtare”, “Liri për luftëtarët e lirisë”, “NATO, aleatët janë në gjyq”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Gjykata Speciale, devijim special”, “Mjaft është mjaft, gjyqe publike, jo drejtësi sekrete”, “Vetëm drejtësi, jo politikë”.
Autoritetet holandeze kanë urdhëruar edhe ngritjen e një helikopteri për të monitoruar dhe për të forcuar kontrollin dhe sigurinë në qytet.
Protesta në Hagë u mbajt një ditë para se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të nisë paraqitjen e provave të saj dhe dëshmitarëve. Që nga 4 dhe 5 nëntori 2020, katër të akuzuarit ndodhen në paraburgim në Hagë, ku janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.
