Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Sali Berisha u rikthye sot në Parlament pas afro një vit mungese. Rikthimi tij pritej me shumë pathos nga deputetët besnikë të tij, por nuk pati asgjë të re. Fjala e tij nuk ishte ajo që pritej, teksa u lodh dhe shpejt dhe u largu.
Megjithatë Berisha, përveç rikthimit në Kuvend, ka korrur dhe një fitore tjetër. Kuvendi e ka futur zyrtarisht në grupin parlamentar të PD.
Ishte Lulzim Basha që e përjashtoi pasi u shpall “non grata”. Deputetët kërkuan shumë që të futej në grup, por Kuvendi i kishte injoruar. Sot duket se ai është listuar pjesë e grupit në faqen e Kuvendit./ S,M

