Last Updated on 21/09/2026 by Anisa
Nga Artur Ajazi
Edhe para nisjes, por veçanarisht pas ardhjes ngaSHBA, Doktori i PD-së, e propogandoi me të madhe“vizitën tejet të sukseshme në Amerikë, pas njëperiudhe të gjatë mosvajtje atje”. Madje Doktori mbajti4 konferenca shtypi pas arritjes, sqaroi nja 6 orë me “dëgjuesit e Syrit takimet e shkëlqyera me diasporën”, dhe natyrisht nuk la pa përmendur edhe PresidentinTrump. Natyrisht nuk tha “e takova”, por la tënënkuprohet se “edhe ai ishte në një mendim me mualidhur me narkoshtetin në Shqipëri”, paçka se Edi Rama aktualisht është në SHBA, dhe po zhvillontakime me krerët e lartë të DASH. Por në fakt çfarëprodhoi vizita e Doktorit në SHBA ? Faktikisht ajoishte më tepër një vizitë personale, për ti thënë vehtesdhe shqiptareve se “ja e kalova edhe njëherëAtlantikun”.
Andej nga Jugu thonë “vajti djali nëKollovoz, hyri shul, dhe doli lloz”. Kështu ngjau edheme vizitën ë Saliut në Ameriqi. Vajti dhe erdhi po ai Sali, po ai politikan, dhe po ai njeri që nuk di të thotë“ndal, kaq ishte rruga ime politike”. Sali Berisha vajtinë SHBA me mentalitetin e ballkanikut, me formimin e krahinorit, e malësorit të “paepur deri në fund, kryetarpartie”.
Ai njeri nuk di të thotë “deri këtu isha”, ai politikan nuk do të thotë “kjo ishte vepra ime, tanibujrum të vijnë të rinjtë”. Me teoritë e dala boje, “narkoshteti, qeveria e krimit, dhe mafies”, Saliu ka 30 e ca vite, qysh nga koha e Nanos, që e shtynmrekullisht kohën si opozitar. Humbet zgjedhjet, nuknjeh rezultatin, uluret dhe fillin dhe shan dhe ofendonkundershtarin, dhe pastaj kuptohet “shtrohet, ulet nëParlament dhe shtyn edhe 4 vjet praninë e tij si kryetarPD”. Më interesantja ishte se, Sali Berisha mendoi se “vajtja në SHBA, do ti rriste kuotat elektorale atij dheasaj partie”. Por duket se ka ndodhur diçka tjetër. Shqiptarët tek shohin si rritet pasuria e Doktorit vit pas viti, pasuria e Mulit dhe sejmenëve të tij, edhe pse nëopozitë, zor se besojnë profkat e tij me “aleanca me SHBA”, apo “përkrahje nga DASH dhe Trump përopozitën”.
Sali Berisha jeton akoma 1996, jeton akomame imazhet e vizitës tij në Shtepinë e Bardhë, dhe iduket se “edhe kësaj here do ta prisnin me lule atje”. Ai jeton akoma me shpresën e shuar se, “një ditë SHBA do të jetë me PD, me mua, unë do të jem përsëri kryeminister”. Ai nuk e pranon akoma faktin se, sikuredhe Trumpin të takonte në SHBA, sërish e ka tëpamundur të vijë ndonjëherë në pushtet, pale të bëhetedhe njëherë………..kryeministri Shqiperisë.
