Last Updated on 15/10/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Pas “fitores” së thellë në 26 Maj 1996, po atë vit u mbajtën edhe zgjedhjet lokale. Ishte 20 Tetori i 1996, kur ish-presidenti Berisha ë dekretoi me urgjencë sidatë ë mbajtjes së zgjedhjeve lokale. E ndërsa ambasada e SHBA-së dhe ambasadat e vendevekryesore të Europës, kërkonin ripërsëritjen ë zgjedhjeve të 26 Majit, zoti Berisha, pa e prishur fare terezinë, dekretoi ato lokale në 20 Tetorit 1996. Kurrëmë parë, Shqipëria nuk kishte qenë më pranë anarshisë, si kurrë më parë vendi dhe qytetarët, nuk kishin qenëaq pranë përplasjeve civile mes tyre. Nga njëra anëpiramidat, vjedhja e pastër e miliona dollarëve nga disaanalfabetë të veshur me petkun e “biznesmenit”, dhenga ana tjetër kokëfortësia e Sali Berishës, për të mosripërsëritur zgjedhjet, ishin dy faktorët që po shkatërronin zgjedhjet, lirinë, demokracinë dhe tëardhmen e vendit. Si kurrë më parë (dhe nuk dihet pse) Berisha dhe shpura e tij ishin në delir, aq sa çakenjtë etij, ju sulën në Parlament edhe SHBA–së. Ky delirnatyrisht zgjati fare pak, pasi vendi kaloi në kaos, shtetira, dhe lufta apo përplasja mes shqiptarëve ishterealizuar si mision nga Berisha. Por le të kthehemipaksa tek 20 Tetori i 1996. Nga PD kishte eufori. Kryetarët e bashkive dhe komunave të asaj kohe tëmolepsur në afera korruptive, pothuajse të gjithërikandiduan, kurse nga ana e PS zgjedhjet thuajse u bojkotuan. Dita e 20 Tetorit, ishte dëshmia e gjallë e një maskarade zgjedhore, bandat e armatosura qëkishin siguruar “fitoren” e kandidatëve të PD në 26 Maj, dhe kishin rrahur brutalisht socialistët në sheshe, qendra votimi, apo dhe rrugicat e qyteteve dhefshatrave, ishin hedhur në veprim për të siguruar edhe“fitoren” e 20 Tetorit. Kudo ndjehej “era e përplasjeve” mes palëve. Policia e Berishës kishte marrë udhëzimetë qarta, “të sigurohet fitorja, dhe kush kundershton tëndëshkohet me çdo mjet”. Zgjedhjet lokale të 20 Tetorit, ishin turpi i dytë që pasonte 26 Majin, duke e thelluar më tej hendekun e krijuar tanimë, mes PD-Qeverisë Meksi-ish-Presidentit Berisha dhe SHBA-së. Përfundimisht dukej se në Shqipëri ishte vendosur njështet policor, diktatorial, i cili mbahej në këmbë ngabandat. Faktori ndërkombëtar deklaronte se “ne duamripërsëritje të zgjedhjeve të 26 Majit dhe 20 Tetorit, ndryshe rishikojmë marëdhëniet dhe bashkëpuniminme Shqipërinë”. Po ku dëgjonte Berisha, po kupranonte Berisha kushte të tilla. Ndërkohë në fund tëmuajit Nëntor, piramidat po falimentonin njëra pas tjetres. Populli kishte nisur të ngrihej në protesta, kurseministrat e qeverisë Meksi, dhe Sali Berisha bëninthirrje për “qetësi” dhe siguronin njerëzit se “asnjëqindarkë juaja nuk humbet”. Qetësia ishte e brishtë, ashtu siç ishte e brishtë situata postzgjedhore pas vjedhjeve në 26 Maj dhe 20 Tetor. Mendova të rikujtoj20 Tetorin e 1996, për ti thënë Berishës, Bardhit, apo dhe kujdo tjetri se “ata janë shpikësit dhe përdoruesit e sistemit të vjedhjes dhe manipulimit me zgjedhjet, se ata janë dhunuesit e përjetshëm të kundërshtarëvepolitikë, gjë të cilën e bëjnë edhe sot që janë papushtet”./kb
