Last Updated on 26/07/2026 by Monika
Kristian Prenga nuk ia doli dot ndaj Anthony Joshuas. Boksieri shqiptar u mposht me nokaut në raundin e dytë.
Prenga dhuroi një paraqitje pozitive në fillim përballë ish-kampionit të botës, në sfidën e zhvilluar në Xhedah.
Që në tre minutat e para, sportisti ynë i befasoi të gjithë duke dominuar tërësisht britanikun dhe duke e rrëzuar atë në tapet gjatë raundit të parë.
Rregulli i përvojës dhe gongu e shpëtuan përkohësisht yllin e peshave të rënda nga një humbje e parakohshme. Megjithatë, situata ndryshoi rrënjësisht në raundin e dytë kur Joshua riktheu qetësinë dhe vendosi kontrollin.
Përmes një kombinimi goditjesh të sakta me të djathtën, britaniku e mposhti boksierin shqiptar me nokaut./mxh
