Portieri 40-vjeçar Vozinha ishte një nga më të spikaturit për Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës.
Pas sfidës me Spanjën në fazën e grupeve, numri i ndjekësve të tij në Instagram u rrit nga 50 mijë në mbi 1 milion brenda 24 orëve.
Së fundmi, gardiani veteran u largua nga skuadra e Chaves, ku sezonin e kaluar zhvilloi 19 paraqitje në të gjitha garat. Tashmë presidenti Anibal Mosa ka konfirmuar se klubi kilian Colo-Colo i ka ofruar një kontratë lojtarit.
Megjithatë, portieri me emrin e vërtetë Josimar Jose Evora Dias përballet me një rregull të veçantë në kampionatin e Kilit. Primera Division nuk lejon përdorimin e pseudonimeve në pjesën e pasme të fanellës.
Sipas raportimit të medias britanike “The Sun”, thyerja e këtij rregulli dënohet me karton të verdhë dhe gjobë financiare. Për këtë arsye, 40-vjeçari duhet të përdorë në fanellë vetëm mbiemrat “Evora”, “Dias” ose “Evora Dias”./MXH
