Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Nga ARTUR AJAZI
Ajo ç’ka pamë dhe dëgjuam në protestën e të martës, na bën të besojmë se, “protesta nuk është as e studentëve, dhe as e pavarur”. Pra, “Rama në burg Berisha në burg”, dhe mungesa e një lideri dhe drejtuesi, na shpjegon qartë faktin se, “një dorë e padukshme po luan me fatet e vendit”. Nuk është aspak skeptike, aspak e pabesueshme, aspak e paimagjinueshme.
Gjithmonë protestat e dhunshme, kanë pas tyre, një “makineri” të fuqishme e cila drejton, udhëzon, vepron, dhe vendos mbi fatin e atyre që ajo i përdor si “protestues paqësor”. Por duke u rikthyer tek protesta më e dhunsghme dhe më e turpshme e të martës, dua të theksoj faktin se, policia dhe strukturat e saj, e ruajtën qetësinë, deri në momentin kur u sulmuan, deri në momentin kur faktuan se, “protestuesit paqësorë” nisën sulmet e pakuptimta ndaj institucioneve, dyqaneve, qytetareve, koshave të plehrave, etj.
Tirana mbremjen e të martës, u rikrthye në shesh lufte, duke sjellë shkaterrime, frikë, ankth, shqetesim tek banorët e kryeqytetit, dhe shkaterrim të bizneseve. Kjo është e tepruar, e patolerueshme. Shteti tregon “muskujt” e tij, kur cënohet rendi dhe qetesia e qytetereve, kur cënohet prona publike dhe private të digjet dhe shkaterrohet nga turma të pamotivuara dhe të çoroditura. Do të isha dakort me protestën, sikur ata të kishin në krye “prijësin” e tyre, drejtuesin, ashtu siç kishte protesta e Studenteve të Dhjetorit 1990.
Do isha dakort me ata, në rast se do të kishin përfaqesinë e tyre legale, e do të kërkonin përballje me kryeministrin, kryetarin e Parlamentit, apo dhe me çdo drejtues tjeter shtetit. Por e tepruan.
Tirana nuk i ka borxh askujt, ti prishet qetesia, terezia, ti frikësohen fëmijët, ti stresohen banorët e saj, sepse duhet të përmbushin “misionin e tyre” një turmë e çakërrdisur njerëzish. Ata nga e marta, nuk janë më “studentët e pavarur”, as “studentët e lirisë”, por janë turma që veçse shkaterrojnë, dhunojnë, djegin, dhe nuk duan paqe, liri, rend, qetesi.
Dhe në këto kushte, unë dhe shumica e shqiptareve, përkrahim strukturat e shtetit, ata bij nënash, që kanë 4 muaj që rropaten rrugeve dhe bulevardeve të Tiranës, duke u ardhur mbrapa atyre që, dalin në sheshe dhe nuk dine as vetë se ç’duan. Nuk e dinë as vetë (veç kokës dhe dorës që i drejton) se ku duan të dalin, se çduan të arrijnë me protestën e tyre, duke abuzuar hapur fare me durimin e tolerancën e shtetit.
Më gjenin një vend në Europë, apo kudo në botë, që do të toleronte kaq maksimalisht një turmë që nuk pranon as dialog, as kompromis, as debat, as ujdi ? Ndaj them se, e tepruan, dhe po e “trashin zullumin”. Para interesave të qytetereve dhe interesave të Shqipërisë, kurrë nuk duhet të vihen interesat e një grupimi apo turme. Koha është të zbatohet ligji, dhe vetëm ligji. Kaq.
