Mesfushori i kombëtares së Afrikës së Jugut dhe klubit Mamelodi Sundowns, Jayden Adams, u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme në moshën 25-vjeçare.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Sindikata e Futbollistëve të Afrikës së Jugut, duke ngushëlluar familjen dhe komunitetin e futbollit për këtë humbje.
Shkaqet nuk janë zbuluar ende, por pritet të njoftohen më vonë.
Adams sapo kishte mbyllur pjesëmarrjen e tij në Kampionatin Botëror 2026, ku luajti si titullar në dy ndeshjet e para të grupit kundër Meksikës dhe Republikës Çeke.
E trishtë! Luajti titullar në Botëror, mesfushori ndërron
Ai u aktivizua gjithashtu edhe në përmbysjen ndaj Koresë së Jugut, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohej për në fazën e eliminimit direkt. Ndeshja e tij e fundit në karrierë mbetet ajo e datës 28 qershor, ku Afrika e Jugut u mposht në raundin e 1/32-ave nga Kanadaja.
Përpara këtij momenti, lojtari kishte zhvilluar një karrierë në rritje, duke u transferuar nga Stellenbosch drejt Mamelodi Sundowns dhe duke u stabilizuar në ekipin kombëtar që nga viti 2024./mxh
