Last Updated on 02/07/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën disa ditë pasi u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni prej druri në Via Gorghizzolo, në Due Carrare, më 26 qershor.
Bëhet fjalë për Floriano Canin, i cili ishte duke punuar në momentin e aksidentit, kur shtylla e drurit e zuri poshtë.
Sipas mediave italiane, Cani humbi menjëherë ndjenjat. Ai u transportua me helikopter në spital dhe u shtrua në repartin e kujdesit intensiv, ku mori trajtim të specializuar mjekësor.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe u shpall i vdekur.
Familja e të riut shqiptar është e tronditur nga humbja, pasi shpresoi deri në fund për një mrekulli, e cila, për fat të keq, nuk u realizua kurrë./et
