Last Updated on 04/05/2026 by Kesjana
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ishte këtë të hënë në seancën dëgjimore të komisionit parlamentar, mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE.
Në fjalën e tij, Hoxha u ndal gjerësisht të procesi përgjatë dy muajve të fundit, që siç theksoi , po fokusohet në shqyrtim raporti dhe hartimin e piketave mbyllëse.
Hoxha shtoi se në një bashkësi prej 27 vendesh anëtare, duhet pasur parasysh se secili aktor si ie vetëm, ka interesat e veta.
“Gjatë muajve mars dhe prill 2026, grupi i punës për zgjerimin COELA ka marrë në shqyrtim raportin, e ka analizuar atë në detaj, ka ndërvepruar në mënyrë aktive me Komisionin Evropian. Paralelisht, po në COELA është zhvilluar edhe ushtrimi i zakonshëm për hartimin e pozicionit të përbashkët të Bashkimit Evropian mbi piketat mbyllëse.
Siç e theksova më herët, Shqipëria nuk është pjesë e këtij diskutimi, pasi raporti është dokument i Komisionit dhe ndërveprimi zhvillohet ndërmjet dy institucioneve të BE-së: Komisionit dhe Këshillit.
Megjithatë, ajo që dimë me siguri është se rekomandimet e Komisionit për Këshillin kanë qenë pozitive, duke njohur progresin e arritur dhe përmbushjen e piketave, si dhe duke rekomanduar vijimin e procesit drejt miratimit të tyre.
Ky është momenti ku ndodhemi aktualisht.
Është e rëndësishme të theksohet se ky proces, veçanërisht duke qenë se zbatohet për herë të parë në kuadër të metodologjisë së re, nuk është as i paracaktuar dhe as i kufizuar në kohë. Diskutimet në nivel të Bashkimit Evropian janë pjesë integrale e mekanizmave të kontrollit, verifikimit dhe garantimit të cilësisë së reformave. Eshtë e arsyeshme të avancohet se përmes këtij ushtrimi të parë me Shqipërinë, BE po vendos një standard të vetin për më tej.
Po ashtu, duhet kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një aktor të vetëm, por me 27 shtete anëtare, secili me këndvështrimet, ndjeshmëritë dhe interesat e veta”,-tha Hoxha./kb
