Last Updated on 04/05/2026 by Kesjana
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka inspektuar punimet në kalanë e Borshit dhe bën me dije se kanë zbuluar elementë të rinj me rëndësi historike, gjurmë ndërhyrjesh që janë bërë në fillim të shek. XX dhe struktura të tjera të hershme.
Paralelisht, procesi i pastrimit të bimësisë dhe largimit të materialeve të rrënojave ka nxjerrë në dritë elementë të rinj me rëndësi të veçantë historike, si stera për mbledhjen e ujit të shiut, gjurmë të ndërhyrjeve të fillimit të shekullit XX dhe struktura edhe më të hershme që pasurojnë leximin historik të sitit. Këto zbulime tregojnë se ndërhyrja shkon përtej restaurimit fizik, duke kontribuar edhe në njohjen më të thellë të historisë së kalasë dhe rritjen e potencialit të saj si destinacion kulturor.
Punimet po zbatohen me projektim nga “Cultural Heritage without Borders Albania” dhe monitorim nga DRTK Vlorë, falë financimit nga Banka Botërore përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në bashkëpunim me IKTK. Synojmë vijimin e një menaxhimi të integruar me Bashkinë e Himarës për transportin e gjelbër të turistëve, përmirësimin e lagjes poshtë kalasë dhe promovimin turistik”, njofton ministri./kb
