Lecce – Torino, derbi shqiptarëve, u mbyll këtë të diel me fitoren 2-1 të vendasve.
Një performancë, si zakonisht, e shkëlqyer nga mesfushori kuqezi Medon Berisha, i cili dha dy asistet për golat e shënuar nga Lecce. Ai javë pas jave po tregon se është e ardhmja absolute e kombëtares shqiptare dhe mezi presim ta shohim në një skuadër më të madhe.
Në fundin e takimit, Kristjan Asllani pati shansin të barazonte rezultatin, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sa fat i keq për shqiptarin tonë, i cili mund të linte gjurmën e tij në këtë takim dhe t’i jepte një pikë Torinos.
Mendonim se Asllani do të shkëlqente te Torino dhe, deri-tani, nuk është se ka performuar dobët, por edhe sot u kuptua se mesfushori i kombëtares shqiptare ka një problem të kahershëm që nuk po e zgjidh: vetëbesimin.
Duket qartë se ai nuk ndihet i plotë në fushë, ngurron shumë dhe nuk beson te vetja. Cilësitë teknike i ka të shkëlqyera, por duhet më shumë karakter prej tij. Urojmë të rritet psikologjikisht, sepse nuk i mungon asgjë. m.p.
