Nga Mentor Kikia
Edhe ne ketu ne Shqiperi nuk fyhemi kurre Nafije!
Nje grua, aktiviste ne Maqedonine e Veriut, eshte perfshire ne polemikat publike lidhur me “fyerjen e shqiptareve atje nga Ministri i Jashtem Shqiptar Z.Ferit Hoxha, i cili ne nje komunikim me diplomate i quante shqiptaret ne kete republike, si idjote”…
Pas kerkeses se opozites shqiptare ne Maqedoni, per nje ndjese nga Z.Hoxha, aktivistja Nafije Selmani, i eshte drejtuar me nje leter ministrit, duke i thene se “nuk eshte nevoja te kerkoni ndjese, pasi asnje shqiptar ketu nuk eshte ndjere i fyer nga ajo qe keni thene ju”.
Une e besoj plotesisht zonjen, qe asnje shqiptar atje nuk eshte ndjere i fyer pse ministri jone i quajti idjote.
Edhe ne ketu Nafije nuk fyhemi kurre!
E çfare ju tha juve? Idjote! Po neve qe na thone e ç ‘nuk na thone, ne vjedhin, na genjejne, na mashtrojne dhe ne nuk fyhemi kurre Nafije. Madje behemi edhe me te gezuar dhe me te shtruar.
Ndaj une mendoj qe jo ndjese, por ministri jone t’ju shaje edhe nje here dhe do te shikoni qe do te jeni edhe me te lumtur.
Kjo tregon se ne jemi fiks i njejti popull Nafije:
Si e ka ajo shprehja? Nje komb, nje rrace, nje m… , se nuk me kujtohet mire.
