Last Updated on 24/06/2026 by Kesjana
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar sot, 24 qershor, se ushtria izraelite nuk do të largohet nga jugu i Libanit, edhe nëse një kërkesë e tillë vjen nga Shtetet e Bashkuara.
“Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk po tërhiqemi”, tha Katz, duke argumentuar se kthimi i banorëve në zonat e prekura do të krijonte rrezik për sulme ndaj ushtarëve izraelitë.
Ai u referua zonave të sigurisë të së kaluarës në Liban, ku sipas tij kishte pasur sulme dhe shpërthime kundër forcave izraelite.
Katz tha se rreth 200 mijë banorë të zhvendosur nga luftimet nuk do të mund të rikthehen pa u garantuar siguria/kb
