Nga Berat Buzhala
Po te isha si Edi Rama, une do ta organizoja nje referendum me banoret e Vlores, lidhur me projektin. Le ta thon fjalen e tyre ata qe jetojne ne Vlore, per nje projekt qe do ta kene te kembet e tyre, e jo Greqia, e sa per as pune as te majtet radikale kudo neper bote, qe e kane me investimet e familjes Trump.
Per momentin jam ne nje restoran ne qender te Vlores, prej 15 vetave qe jemi ne terrase, 14 jane turiste te huaj, jo turiste nga trojet shqiptare, por turiste qe flasin anglisht, gjermanisht dhe skandinavisht.
Fluksi i turizmit kete vit eshte jashtezakonisht i larte. Dikush ka agjende qe ta demtoje edhe turizmin, edhe projektet.
E thash edhe mbreme te Syri, kurre ne jeten time nuk me ka ndodhe me pa sulm te koordinuar me shpifje per projektin ne Zvernec, sikur qe ka pase keto 7 ditet e fundit.
Qindra llogari jane hape 7 ditet e fundit, qe po prodhojne material polarizues, percares. Kjo ma kujton ate cfare kishte ndodhur ne Amerike per zgjedhjet e vitit 2016, kur Rusia me 2000 llogari te hapura ne Twitter e kishte çu komplet Ameriken buze nje konflikti civil.
Tash, kontenti per Shqiperine paska kalu edhe ne gjuhe te tjera. Po shoh material ne gjermanisht dhe arabisht qysh Izraeli po e merr Vloren.
Genjeshter. Genjeshter. Genjeshter.
Investitoret kryesor jane dy vellezer arab, Al Khayyati.
Duhet me u kerku projekti. Duhet me u diskutu projekti. Duhet me u shpagu pronaret e vertete te pronave, mirepo Vlora dhe Shqiperia nuk duhet me u kthy ne vitin 1997./a.d
